Banorët, protestë për ujin

23/12/2010 12:20

Banorët e fshatit Xibrakë, të rrethit të Cërrikut prej disa muajsh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Shkak për  këtë është bërë çarja e rrjetit ujësjellës në disa pika.

Por edhe në ato pak minuta që ata furnizohen me  ujë, ai është i pakonsumueshëm pasi vjen i trubullt, duke rrezikuar kështu serozisht shëndetin e mbi 2 mijë banorëve.

Kamera  e Top Channel e ndoqi nga afër problemin dhe atje gjetën punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësit duke punuar, por menjëherë sapo panë praninë e mediave, punimet i lanë pa përfunduar, duke  ndërprerë për 24 orë edhe furnizimin me ujë të fshatit.

“Populli ka shumë kohë pa ujë dhe kërkesën e kemi bërë prej kohësh se nuk është punuar tamam”, shprehet një prej banorëve.

“Problemi qendron tek ndërmarrja e ujësjellësit që merr lekët dhe nuk sjell ujë”, shton një tjetër banor.

Në shenjë proteste këto familje nuk kanë paguar edhe faturat e ujit për këtë muaj, duke kërkuar me ngulm zgjidhjen e problemit.

Për të plotësuar nevojat për ujë të pijshëm, banorët janë të detyruar që t’a blejnë ujin dhe për të kryer nevoja të tjera, e mbushin ujin në disa puse apo përrenjtë afër fshatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA