Australi, fajtorë 3 të ndaluar për terrorizëm

23/12/2010 04:00

Tre persona u shpallën fajtorë në Australi për tentativën e sulmimit terrorist ndaj një baze ushtarake në Sidnej.

Të tre shtetasit australianë, me origjinë somaleze dhe libaneze, u arrestuan në gusht të vitit 2009 pas informacioneve se po përgatisnin një sulm terrorist ndaj bazës ushtarake Holsëorthy.

Autoritetet në atë kohë u shprehën se në rast se sulmi do të kishte patur sukses, ai do të ishte më i madhi në historinë e Australisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA