Wikileaks, të tjera dokumente për Vatikanin

22/12/2010 02:50

Wikileaks ka publikuar kabllograme të tjera ku përfshihet sërish Vatikani.

Dokumenti është një raport i ambasadorit amerikan në Vatikan, Miguel Diaz.

Sipas dokumentet sekret të publikuar nga The Guardian, Selia e Shenjtë anuloi një marrëveshje të shkruar për të mbështetur një shoqatë e krijuar për të përforcuar programet edukative të Shoah.

Gjithçka, sipas dokumentit sekret, është anuluar pas tensioneve që përfshinë Vatikanin dhe Izraelin për rolin e Papa Piut të XII në Luftën e Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA