SHBA, miratohet buxheti i mbrojtjes

22/12/2010 20:45

Kongresi amerikan aprovoi buxhetin për mbrotjen në vitin e ardhshëm, njoftoi rrjeti informativ amerikan “CNN”, gjatë pasdites së sotme.

Një total prej 725 miliard dollarësh do të shpenzohet gjatë vitit 2011 për mbajtjen e trupave dhe armatosjen, ndërsa 160 miliard nga kjo shumë do të shkojnë për kryerjen e veprimeve luftarake në Irak dhe Afganistan.

Një projektbuxhet i mëparshëm u hodh poshtë, pasi përfshinte disa propozime kontradiktore, përfshi atë të pjesëmarrjes së homoseksualëve në ushtri. Kjo pikë do të diskutohet në mënyrë të ndarë së shpejti.

Lajmi vjen ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës debatohet mundësia e miratimit prej Senatit, të Traktatit Start, i cili parashikon një shkurtim proporcional prej 30% të armëve bërthamore me Rusinë.

Pagat për ushtarakët në vitin e ardhshëm do të pësojnë një rritje prej 1,4%, ndërsa paketa e sigurimeve shoqërore për fëmijët e tyre do të zgjerohet deri në moshën 26-vjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA