SHBA, gati dekreti për mbylljen e Guantanamos

22/12/2010 03:20

Administrata Obama ka gati dekretin që do t’i mbyllte përfundimisht dyert e Guantanamos.

Sipas Washington Post, dekreti pritet të dalë shumë shpejt dhe parashikon dënimin e disa të burgosurve të Guantanamos me burgim të përjetshëm pa qenë nevoja të kryhet një proçes gjyqësor ndaj tyre.

Të burgosurit që do të preken nga ky dekret do të transferohen në burgjet e tjera, ndërkohë që përfaqësuesve të tyre ligjorë u rezervohet e drejta për të apeluar gjendjen e klientit të tyre, pra për të patur një proçes gjyqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA