SHBA: Al Kaeda parashikonte helmimin e ushqimit

22/12/2010 01:40

Një grup i Al Kaedas që vepron në Gadishullin Arab, përgjegjës për sulmin e dështuar me pako bombë në muajin tetor, kishte parashikuar më herët edhe helmimin e produkteve ushqimore në restorantet dhe hotelet amerikane.

Kështu shkruan CNN duke cituar zyrtarët amerikanë. Zyrtarët shprehen se grupi i Al Kaedas planifikonte toksikimin me ricin dhe cianid të produkteve ushqimore.

Gjithësesi, ky rrezik është tejkaluar dhe se planet për helmimin e ushqimeve, kryesisht atyre bimore, qarkullonin më tepër si hipoteza të taktikave që mund të përdornin terroristët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA