
Në një raport të tijin, Senati amerikan e cilëson lirimin e atentatorit të Pan American Flight 103 në vitin 1988, Abdebeset al Megrahi për shkaqe shëndetësore nuk ishte i justifikuar.
Senati në raportin e publikuar të martën, vlerëson se prognoza e përdorur për të justifikuar lirimin e tij ishte e pasaktë dhe e pambështetur shkencërisht nga mjekësia.
Raporti i Senatit u botua me rastin e 20 vjetorit të atentatit ndaj avionit amerikan në hapësirën ajrore skoceze, pikërisht në Lokerbi në dhjetor të 1988-s, ku gjetën vdekjen 270 persona.
Al Megrahi u lirua nga burgjet skoceze vitin e shkuar pas nga autoritetet vendase pasi një grup mjekësh vendosi se ai vuante nga kanceri dhe nuk kishte më shumë se 3 muaj jetë. Por mjekët gabuan sepse Al Megrahi është ende gjallë në Libi ku jeton i lirë.
Top Channel