
Aeroportet europiane kanë filluar të hapen dhe dhjetëra mijëra pasagjerë mundën të kryenin fluturimet e tyre të vonuara prej ditësh, por gjendja kaotike është ende e pranishme.
Vonesat janë të zakonshme ndërsa dyndja nëpër gejte, si pasojë e akumulimit të disa ditëve pa fluturuar, rezulton tepër e vështirë për t’u administurar.
Një ditë më parë, Komisioni i Europës kritikoi autoritetet drejtuese të aeroporteve për paaftësinë e tyre në administrimin e situatës, ndërsa këta të fundit u mbrojtën me kushtet e pazakonta atmosferike.
Dy aeroportet më të mëdha të Europës, ai i Londrës dhe Frankfurtit, nisën për herë të parë pas disa ditësh gjatë mëngjesin, që të operonin me kapacitetin e tyre të plotë, por duhet ende disa kohë që funksionimi të kthehet në normalitet.
Për të përshpejtuar punën, aeroplanët kanë shkurtuar procedurat e tyre përpara nisjes, ndërsa vonesa të mëdha janë shkaktuar për shkak të numrit të shumtë të personave që kërkojnë të udhëtojnë. Pasagjerët janë paralajmëruar që të paraqiten nëpër gejte që më parë, pasi aeroplanët nuk mund t’i presin në pistë në rastin e mungesës së tyre.
Top Channel