
Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur ligjin që u lejon personave gay në radhët e forcave të armatosura që të tregojnë hapur prirjet e tyre seksuale.
Obama tha se ligji ka si qëllim që dhjetëra mijëra amerikanëve të mos u kërkohet më të jetojnë me gënjeshtra.
Presidenti ka lobuar për të ndryshuar ligjin e vitit 1993 “mos pyet, mos trego”, të rrezuar nga Kongresi javën e kaluar.
Mbi 13 mijë ushtarakë janë shkarkuar nga detyra për shkak të kësaj politike, e kthyer në ligj në 93-shin si një kompromis.
Më herët gjatë këtij muaji, një raport i Pentagonit thoshte se lejimi i trupave gay që të shpreheshin hapur do të kishte një impakt të vogël në kohezionin e ushtarëve që luftojnë në Irak e Afganistan.
Senati në ikje dhe Dhoma e Përfaqësuesve e aprovuan ligjin javën e kaluar, me disa republikanë të moderuar që u bashkuan me demokratët.
Top Channel