Koreja e Jugut, manovra ushtarake tokësore

22/12/2010 08:40

Koreja e Jugut ka lajmëruar se ka filluar ushtrimin më të madh tokësor ushtarak, në të cilin do të impenjohen avionët dhe përdoren impenjime të vërteta, në një zonë në kufi me Korenë e Veriut.

Paralelisht Seuli ka filluar sot manovrat detare rreth 100 kilometra në jug të limitit me ujrat territoriale të Penianit.

Ushtria tokësore do të zgjasë tre ditë dhe zhvillohet në lokalitetin e Pocheon, rreth 20 kilometra në jug të kufirit me Veriun.

Top Channel