
Pakënaqësia në Kinë për nivelin e lartë të çmimeve për ushqimet është e lartë, raportoi amerikania “CNN” pasditen e sotme.
Pavarësisht se vendi prej më shumë se një dekade ka pësuar një zhvillim astronomik ekonomike, standarti i jetesës nuk duket se ka patur ndonjë impakt të dukshëm, ndërsa çmimet e shportës së domosdoshme ushqimore kanë shoqëruar rritjen ritmet e zhvillimit.
Më shumë se 1 000 studentë u grumbulluan në një protestë në Liupanshui, ndodhur në provincën e Guizhou, në mencën e Universitetit të tyre, duke thyer xhama e vandalizuar pajisjet e kafeterisë.
Protesta të tjera të mbajtura të fshehta nga censura e egër e regjimit komunist në pushtet mund të kenë prekur edhe zona të tjera të vendit, spekulonte “CNN”. Inflacioni, i cili lejohet të jetë i lartë për të stimuluar eksportet kineze, mbetet një problem serioz për shtetin me popullsinë më të dendur në botë.
Ndërkohë, një anketë e kohëve të fundit, arriti në përfundimin se morali i popullisisë është më i ulti i 11 viteve të fundit, me vetëm 13,8% të të anketuarve që shprehen të kënaqur. Shumica e të pakënaqurve cituan çmimet e papranueshme si burim të zhgënjimit të tyre.
Top Channel