
Kina do të ndihmojë Bashkimin Europian për të dalë nga kriza, deklaroi zëvendëspresidenti Wang Qishan, gjatë hapjes së dialogut tregëtar Kinë-BE, sot në Pekin.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë u shpreh e gatshme që të vazhdojë të blejë bono thesari, nga vendet e goditura veçanërisht prej problemeve ekonomike.
Për Kinën, tregu europian është një burim i jashtëzakonshëm të ardhurash. Me 433,9 miliard dollarë shkëmbime tregëtare deri në këtë moment të vitit, volumi tregtar është rritur me 30% krahasuar me një vit më parë.
Gjatë nëntorit, Kryeministri kinez, Wen Jinbao vizitoi Greqinë, duke i premtuar homologut të tij George Papandreou bashkëpunimin e plotë për nxjerren e vendit helen nga kolapsi financiar.
Për Bashkimin Europian, shtimi i borxheve kineze përbën një shqetësim të qartë, pasi shkakton një rritje të varësisë. Në Greqi, ndërtimi i një porti që do t’i shërbejë ekonomisë kineze, zgjerimi i rrjetit hekurudhor grek dhe blerja e disa kantierëve janë pjesë e marrëveshjes së arritur.
Greqia zotëron flotën më të madhe tregtare në botë, me 20% të tonazhit të përgjithshëm, një industri në të cilën Kina duket e vendosur që të përfshihet fuqimisht.
Një hua e madhe duket se do t’i akordohet prej vendit me popullsinë më të dendur në botë edhe Portugalisë, një tjetër shtetit të BE-së në vështirësi. Lajmin e konfirmoi vetë Ministri i Financave të vendit, Fernando Teixeira.
Rritja ekonomike kineze ka qenë masive ën dy dekadat e fundit. Kina zotëron edhe bono të thesarit amerikan. 23,3 miliardë dollarë hua të blerë prej SHBA-së në tetor rritën kuotën totale në 906 miliardë dollarë.
Top Channel