
Franca i kërkoi shtetasve të saj gjatë ditës që të largohen urgjentisht nga Bregu i Fildishtë, ndërsa lufta civile duket gjithmonë e më pranë shpërthimit në vendit afrikan.
Zëdhënësi i qeverisë, Francois Baroin pranoi se jeta e 15 000 francezëve, pjestarë të misionit diplomatik, biznesmenë dhe misionarë, nuk mund të sigurohet në kushtet e vështira në të cilat është përfshirë vendi.
Ish-presidenti Laurant Ghagbo, humbës në zgjedhjet e fundit, mban pushtetin me forcë, ndërsa ushtria besnike ndaj tij ka zhvilluar disa raprezalje në vend, shkaktare të qindra viktimave. Ghagbo ka kërkuar edhe largimin e paqeruajtësve, të cilët mbrojtnë fituesin e zgjedhjeve, kandidatin Ouattara, brenda një hoteli të rrethuar.
Korrespondentët e mediave të ndryshme perëndimore informuan se ekziston frika që 10 000 paqeruajtësit e OKB-së dhe persona të tjerë të huaj të vendosen në qendër të sulmeve, ndërsa tensionet në vend përshkallëzohen. Në një prej vendeve më të varfëra në botë, furnizimi me ilaçe e ndihmat ushqimore është prerë prej ditësh.
Top Channel