
Parlamenti i Venezuelës aprovoi një ligj që do të rrisë censurën në faqet e internetit në vend, lajmëruan mediat ndërkombëtare gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Sipas ligjit, mesazhet dhe faqet me përmbajtje politike, të mungesës së tolerancës fetare apo që diskutojnë mbi vendimet e qeverisë, do të jenë të ndaluar të afishohen. Opozita votoi kundër, duke argumentuar se këto masa shkelin të drejtën e lirisë së fjalës dhe ndërgjegjes.
Sipas presidentit venezuelian Hugo Chavez, me këto masa do të luftohet krimi kompiuterik, por realisht kjo duket një masë më shumë për të forcuar pozitat e tij autoritare në jetën politike të vendit amerikanojugor.
”Ne nuk po e ndalojmë internetin në këtë vend, por disa masa janë të domosdoshme për të luftuar keqbërësit që përdorin këtë mjet informimi për të arritur qëllimet e tyre kriminale”, deklaroi Chavez.
Top Channel