SHBA, rritja më e vogël e popullsisë që nga 1930

21/12/2010 23:45

Zyra e Regjistrimit të Popullsisë në Shtetet e Bashkuara publikoi rezultatin për periudhën nga viti 2000 deri në 2010.

Sipas të dhënave, popullsia amerikane është rritur me vetëm 10 përqind në këtë 10 vjeçar duke shkuar në 308.745.538 milion banorë. Kjo është rritja më e vogël që nga koha e Depresionit të Madh në vitet 1930.

Rreth 60 përqind në rritjen e popullsisë kanë kontribuar shtetasit e lindur në Amerikë, ndërsa me 40 përqind familjet dhe personat që kanë emigruar në SHBA.

Shteti me rritjen më të madhe u regjistrua Nevada me 35 përqind, ndërkohë që i vetmi shtet me reduktim të popullsisë u regjistrua Miçigani.

Numërimi paraqet rëndësi edhe për politikën amerikën, pasi në bazë të numrit të popullsisë do të bëhet edhe ndarja e mandateve për 10 vitet e ardhshme në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA