SHBA, pranë miratimit të Traktatit bërthamor

21/12/2010 10:25

Administrata e Presidentit Barack Obama duket më pranë arritjes së miratimit në Senat, të ratifikimit të marrëveshjes së kufizimit të armëve bërthamore me Rusinë.

Republikanët kanë bllokuar deri tani ratifikimin e Traktatit Start, duke kërkuar disa rishqyrtime, të cilat rusët nuk janë të gatshëm t’i pranojnë. Me Senatin, që do të japë votën e tij përfundimtare gjatë javës, burime brenda Shtëpisë së Bardhë janë shprehur optimiste për miratimin.

Nëse marrëveshja do të hyjë në fuqi, ajo do ta shndërrojë planetin në një vend më të sigurt. Dy vendet me arsenalin më të madh bërthamor do të shkurtojnë 1/3 e municioneve të tyre, ndërsa inspektorë të ndërsjelltë do të mbikëqyrin shkatërrimin e armëve të panevojshme.

Senatori Republikan Johnny Isakson, i cili është telefonuar personalisht nga Obama dhe Clinton, dha sinjalin e një mbështetjeje të pjesshme të partisë së tij për Start-in. Demokratët kanë 57 vota në Senat deri kur të humbin maxhorancën në fillimin e janarit. Ata kanë nevojë për 66 vota për të miratuar Traktatin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta