Romë, alarm për bombë në metro B

21/12/2010 17:00

Një alarm për bombë ka përfshirë metronë B në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Pas verifikimeve në vendngjarje, sipas ekspertëve, bomba nuk mund të shpërthente.

“Pas verifikimeve me zjarrfikësit rezulton se bomba nuk mund të shpërthente, pasi ndezësi nuk ishte në gjendje të shkaktonte një shpërthim”, është shprehur kryetari i bashkisë së Romës, Alemanno.

Situata në metro është duke iu kthyer normalitetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta