Përmbytjet, Berisha: Banorët të mos kthehen në banesa

21/12/2010 21:15

Kryeministri Sali Berisha u ka bërë qytetarëve të zonave të përmbytura në Shkodër të mos kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës.

Sipas kreut të qeverisë, sipërfaqja e mbuluar nga uji ka shkuar nga 6500 në 7300 ha në 24 orë.

“Situata është rënduar nga rritja e nivelit të liqenit dhe prurjet e lumit Kir dhe Gjadër. Banorët të mos kthehen në banesat e tyre. Sipërfaqja e tokës nën ujë është shtuar nga 6500 në 7300 ha në 24 orë”, është shprehur Berisha.

“Pas largimit të ujit do të fillojë puna për argjinaturën dhe bypass-in. Banorët e përmbytur do të dëmshpërblehen sipas ligjit të digave”, theksoi kryeministri.

Top Channel