
Prej më shumë se 5 ditësh edhe rrethi i Lushnjës po vuan mungesën e energjisë elektrike.
Përveç qytetit, më të diskriminuara janë zonat rurale, të cilave u ndërpritet energjia mbi 10 orë në ditë.
Banorët e fshatit Pluk në Lushnjë, të grumbulluar në qendër të fshatit akuzojnë qeverinë dhe OSSH-në për këto ndërprerje, të cilat po ja vështirësojnë jetën dhe po u shtojnë dëmet financiare shumë bizneseve në këtë zonë.
Ky problem ngrihet dhe nga përfaqësues të komunës Golem, të cilët deklarojnë se ndihen të diskriminuar nga ana e OSSH-së.
Ata shprehen se nuk njoftohen asnjëherë për mungesën e energjisë elektrike.
Nga ana e tyre përfaqësues të degës së ÇEZ në Lushnje shprehen jashtë kamerave se dhe ata si degë shpesh herë nuk marin njoftime pasi të gjitha proçedurat bëhen në Fier e në Berat duke jua hequr kopetencat dhe shumë shërbime degës së Lushnjes.
Top Channel