
Kina i ka kërkuar Koresë së Veriut që të pranojë inspektorët e OKB-së, në reaktorët e tij bërthamorë, për të çtendosur situatën e acaruar me fqinjët jugorë, raportuan mediat ndërkombëtare në mesditë.
Kina, aleati i vetëm i madh i regjimit komunist në Penian, është shndërruar në një ndërmjetës mes perëndimit dhe koreanoveriorëve, ndërsa refuzoi të dënonte bombardimin e një ishulli në nëntor. Nga ai sulm, katër shtetas të Koresë së Jugut mbetën të vrarë.
Seouli zhvillloi prova ushtarake në të njëjtin ishull, duke rritur tensionin për një përballje ushtarake në shkallë të gjerë. Përballë presionit ndërkombëtar, Peniani duket se do të pranojë inspektorët nuklearë që më përpara përzuri nga vendi.
”Korea e Veriut ka të drejtë të përdorë fuqinë bërthamore për arsye paqësore, por njëkohësisht duhet të lejojë inspektorët e Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të kryejnë inspektime”, deklaroi nga Pekini Ministri i Jashtëm, Jiang Yu.
”Të gjitha palët duhet të kuptojnë se zjarri i artilerisë dhe forca ushtarake nuk mund të zgjidhë çështjet e mbetura pezull në gadishull. Dialogu dhe bashkëpunimi janë të vetmet zgjidhje”.
Top Channel