Itali, bombë në stacionin e metrosë së Romës

21/12/2010 14:55

Një bombë artizanale është gjetur mëngjesin e sotëm në një stacion të metrosë së Romës, në Itali.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave bomba ishte fshehur në një pako të dyshimtë dhe ishte vendosur në zonën ku kryhen manovrat e trenave.

Pakoja, saktësojnë burimet, është gjetur nga një drejtues treni në stacionin e njohur të kryeqytetit italian, Rebibia. Brenda saj u gjetën disa tuba dhe pluhur shpërthyes.

Nga ana e karabinierëve po kryhen verifikime, për t’u siguruar nëse pakoja mund të shpërthente dhe për të matur potencialin e saj.

Burimet shtojnë më tej se zona rreth stacionit të metrosë u rrethua nga forcat lokale të sigurisë.

Top Channel