Bashkimi Europian kritikon aeroportet

21/12/2010 14:05

Bashkimi Europian, në një deklaratë të lëshuar gjatë drekës, kritikoi ashpër aeroportet aeropiane për dobësi të përgatitjes për kushtet dimërore dhe paaftësi të administrimit të situatës.

Komisioneri Europian për Transportet, Siim Kallas deklaroi: “Në ditët e fundit jam shqetësuar gjithmonë e më shumë për problemet që lidhen me infrastrukturën e linjave ajrore, gjatë kësaj periudhe të keqe atmosferike”.

”Edhe pse moti ka qenë i keq, nuk është ai fajtori i vetëm. Për ne është e qartë se në zinxhirin e udhëtimeve ajrore, ekziston një hallkë e dobët që janë aeroportet, hallkë që nën presion, mund të shkaktojë vonesa dhe probleme të mëdha për të gjithë indistrinë”, përfundoi Kallas.

British Airëays është duke humbur çdo ditë rreth 75 milion euro nga flota që qëndron në tokë, ndërsa Air France-KLM rreth 20 milion euro.

Top Channel