Kacin: Të hetohen akuzat e Marty

20/12/2010 17:10

Eurodeputeti slloven Jelko Kacin ka deklaruar se të dhënat në raportin e Dick Marty për trafik organesh njerëzore përbëjnë një akuzë të rëndë, për të cilën duhet të zhvillohen hetime.

Gjatë një vizite në Beograd, Kacin është shprehur se këto akuza përbëjnë një sfidë të madhe për drejtësinë shqiptare dhe atë kosovare, të cilat duhet të ndihmohen nga ndërkombëtarët.

“Duhet të aktivizohen institucionet ndërkombëtare dhe kjo cështje të hetohet sa më parë. Nëse aty ka fakte, atëherë kjo cështje duhet të hetohet. Nëse nuk ka, atëherë të spastrohet pasi po helmon atmosferën politike në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe rajon”, ka pohuar Kacin.

Megjithatë, eurodeputeti ka pranuar se raporti i Marty, i cili nuk është miratuar ende, nuk përmban të dhëna konkrete për të orientuar hetimet.

Top Channel