Vlorë, vetëvritet 34-vjecari pasi dhunoi gruan
18/12/2010 17:55
Një 34-vjecar vendosi t’i jepte fund të jetës së tij duke u hedhur nga
kati i shtatë i banesës ku jetonte në Orikum të Vlorës, pas një grindje
me bashkëshorten e tij.
Edison Haxhiraj 34 vjec ka dhunuar gruan e tij Eglantina duke e lënë pa ndjenja. Duke kujtuar se bashkëshortja e tij kishte vdekur, Haxhiraj vendosi të vetëvritej.
Ndërkohë 24-vjecarja ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e qytetit.
Top Channel