Tiranë, krimi nën vezhgim

18/12/2010 15:25

Tirana do të jetë qyteti i parë që do të monitorohet nga kamerat e
sigurisë për të parandaluar veprimet kriminale deri tek aksidentet
rrugore që shkaktohen nga shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime te besueshme te Top Channel pohuan ne telefon se kane nisur te instalohen ne rruget kryesore dhe ne lagjet me te medha mbi 200 kamera sigurie qe do te vezhgojne levizjet dhe veprimet e dyshimta, por per shkak te sekretit policor harta ku ato po instalohen nuk behet publike.

Megjithate, burimet shtuan se kamerat qe pritet te kene efekt kunder krimit, jane planifikuar te vendosen fillimisht ne zonat e njohura ku ndodhin me shpesh ngjarje, por nuk perjashtohen edhe akset me te njohura si bulevardi kryesor, rruga e Durresit, Rruga e Kavajes, sheshi “Nene Tereza”, qendra e Tiranes, si edhe rruge qe jane jashte unazes kryesore , por edhe lagje sikurse “Komuna e Parisit, lagjia perreth 21 Dhjetorit, lagjet perrreth Farmacise 10 dhe ne afersi te Berrylit.

Vite me pare ne Tirane u instaluan vetem pak kamera vezhgimi perreth qendres, te cilat transmetonin  direkt ne sallen qendrore te policise se kryeqytetit.

Nderkohe qe vendosja nje numri te madh te tjerash  u paralajmerua fillimisht nga ministri i Brendshem Lulezim Basha pergjate analizes vjeterore se Policise se Shtetit. Ne nje kohe qe ne nje nga mbledhjet e qeverise ishte akorduar nje fond prej 31 milione leke per instalimin e kamerave vezhguese ne 24 ore pa nderprerje, me se pari per nje projekt pilot ne kryeqytet e me pas qe premton te shtrihet edhe ne qarqet e tjera ne vend.

Filmimet fillimisht do te jene me te perdorshme per policine kriminale dhe me tej edhe per policine rrugore te ciles do t’i sherbejne me se mire ato  filmime ku konstatohen  shkelje te mundshme te kryera nga drejtuesit e automjeteve.

Ky program pritet te kete efekt pozitiv ne parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe evidentimin e autoreve  dhe konsiderohet si nje nga reagimet e Policise se Shtetit per te patur nen kontroll krimin.

Top Channel