Shkodër, bomba e përmbytjeve

18/12/2010 15:35

Një nga zonat ku përmbytja ka shkaktuar më shumë dëme ne lokale dhe
biznese në qytetitn e Shkodrës është zona pranë Urës së Bunes. Fakti
që këto biznese ndodhen pranë rrjedhës së Bunës ka bere qe demi te ishte tepër i
madh.

Përmbytja nuk ka shkatërruar vetëm të gjitha pajisjet e brendëshme të lokaleve dhe bizneseve në këtë zonë.  Prurjet e Bunës kanë qene aq të medha dhe të forta sa kanë shkaterruar vetratat e dyqaneve. Më shumë se një dëm i shkaktuar nga permbytjet pamjet ngjasojne me nje shkaterrim pas nje shperthimi. Pronarët e bizneseve  flasin per nje dëm kolosal. Ata presin presin demshperblimet per te ringritur biznesin.

Prezenca e varkave buzë molos të ankoruara mbi rrugë, xhamat e thyer gjithandej dhe dyqanet e boshatisura e kanë kthyer kete vend ne Shkoder, nga me te bukurit ne qytet në një zonë të frikshme ku mund te jetojnë vetëm fantazmat.

Top Channel