Arrestohet vrasësi për hakmarrje

18/12/2010 15:10

Policia e Tiranës ka arrestuar pa kaluar shumë kohe nga vrasja e Mirash
Prekës, një 32-vjecar i cili fshihej tek të njohurit e tij në fshatin
Tresaj te Tropojes, si dhe ka shpallur ne kerkim te vellanë e tij Arben
Gjergjin, i akuzuar per bashkepunim ne vrasje.

Zedhenesja e policise, Alma Katragjini, deklaroi per mediat se egzekutimi i Mirash Prekes dyshohet te kete ndodhur per motive hakmarrjeje.

“U arrit të identifikohet autori i dyshuar i kësaj vrasje, dhe u arrit të ekzekutohet Urdhëri i ndalimit i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Alfred Nikoll Gjergji, 32 vjeç, banues në Durrës”, tha Katragjini.

Gjashte muaj me pare sipas dyshimeve te policise viktima, baba i kater femijeve ka vrare me thike ne Greqi ku ishte emigrant vellanë e autoreve, me te cilin ai banonte ne te njejten shtepi ndersa ishin edhe shoke.

Por ndersa sipas deshmitareve sherri kishte ardhur per shkak se te dy emigrantet ishin te dehur dhe ne grindje e siper Preka e ka qelluar ate per vdekje.

Diten qe u egzekutua, Preka kishte dale per te bere pazarin dhe ne momentet qe po priste te shoqen e cila ndodhej ne dyqan ai eshte qelluar duke pire nje cigare ne makinen e tij te parkuar ne afersi te paraburgimit 313.

Top Channel