Topalli: Opozita t’i kërkojë falje Shkodrës

16/12/2010 11:20

Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli kërkoi në seancën e sotme
parlamentare që opozita ta përshëndesë vendimin për hyrjen në fuqi të
liberalizimit të vizave, që sipas saj simbolizon edhe rënien e murit të
Berlinit në Tiranë.

Topalli kërkoi nga opozita që t’i kërkojë falje Shkodrës dhe shqiptare, për cështjen e zgjedhjeve të kontestuara, pasi prokuroria e këtij qyteti vërtetoi se nuk pati shkelje në zgjedhje.

“Zgjedhjet ishin më të mirat të organizuara ndonjëherë dhe pretendimet për manipulime në disa zona zgjedhore në Shkodër u rrëzuan, pasi u vërtetua se nuk pati shkelje”, u shpreh Topalli.

Ndërkohë më herët deputeti socialist Ilir Beqja preku edhe cështjen e përmbytjeve në Shkodër, duke akuzuar qeverinë se e la në baltë qytetin në fatkeqësinë e radhës të shkaktuar prej paaftësisë dhe jo prej natyrës.

“Drama e Shkodrës ka ardhur vetëm nga qeveria. Duhet të pranoni ndryshimet në buxhet për të parandaluar përmbytjet”, tha Beqja.

Top Channel