
Një tjetër filial banke është grabitur mesditën e së enjtes në
kryeqytet. Rreth orës 13:15 minuta, dy persona të armatosur janë futur
në një filial banke në rrugen e Kavajës dhe kanë kërcënuar dy arkëtare
për t’u dhënë të gjithë sasinë e parave që dispononin në ato momente.
Te dy personat qe per nga fiziku mendohet te jene te rinj, pasi i kane futur parate ne nje qese jane larguar me shpejtesi nga banka. Te dy grabitesit, kane patur me vete, nje motociklete, te parkuar vetem pak metra larg bankes.
Ata jane larguar me te midis zones se pallateve te banuar, ku dhe kane humbur gjurmet. Policia ende nuk bent e ditur sasine e parave te grabitur, nderkohe qe eshte duke punuar per identifikimin e autoreve. Kaseta e regjistrimit, eshte sekuestruar nga policia dhe mendohet qe mund tu jape nje identikit me te qarte organeve policore. Viti 2010, u shoqerua nga nje numer i larte i grabitjeve te filialeve te bankave te ndryshme.
Top Channel