Tiranë, ekzekutohet 48 vjeçari

16/12/2010 12:00

Një person, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së enjtes pranë hyrjes së një pallati në vendin e quajtuar ish-uzina “Enver”, në Tiranë. (UPDATE)

Vrasja u krye rreth orës 9:30 minuta kur dy persona ende të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë shtetasit Halit Dedja, 48 vjeçar, me origjinë nga Burreli.

Sipas grupit hetimor, mendohet që vrasja është kryer me armë me silenciator, pasi dëshmitarët nuk kanë dëgjuar të shtëna arme, por vetëm kalimtarë të rastit kanë shquar trupin e pajetë të Dedjas.

Policia tha se vrasja mendohet të jetë kryer për motive hakmarrjeje. Viktimës disa vite më parë i kishin vrarë edhe vëllanë dhe të atin.

Policia nuk bëri të ditur detaje me të hollësishme në lidhje me këtë gjakmarrje, por tha se pista kryesore e hetimit të kësaj vrasjeje do të jetë historia e gjakmarrjes mes viktimës dhe disa personave në vendlindjen e tij në Burrel.

Motivi i gjakmarrjes në lidhje me këtë vrasje përforcohet nga policia edhe për faktin se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe armë, e cila mendohet të jetë e tij.

Arma e gjetur në afërsi të 48 vjeçarit nuk është armë me të cilën është kryer edhe vrasja.

Policia tha se gjatë viteve të fundit, Halit Dedja arriti t’i shpëtojë disa atentateve më armë zjarri.

Top Channel