
Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi sot në Kuvend se prej 4 vitesh qeveria ka qenë në dijeni të një abuzimi gjigand që tregtarët e ilaceve kanë bërë me konsumatorët, duke i ngarkuar ata me cmime spekullative deri në 60 për qind më të larta edhe se vendet e BE-së.
“Ministria e Financave në vitet 2006-07 ka bërë një investigim të cmimeve në tregun e brendshëm krahasuar me ato të vendeve të BE, ku mallrat kanë cmime shumë më të larta. Ka rezultuar që mesatarsisht cmimet e ilaceve në Shqipëri ishin 25% deri në 60% më të larta”, tha Bode.
“Këta grosistë që gënjejnë me cmime në dogana kanë zhvatur para nga buxheti i shtetit. Kur pohoet ky krim duhet të ngrihet një hetim për të zbuluar se cilët janë këta grosistë”, reagoi socialisti Erjon Brace.
Zoti Bode tha se për këtë qëllim qeveria do t’i fusë medikamentet në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar, si një masë, e cila sipas tij, do të disiplinojë tregun pa rritur cmimet.
“Masat që ne propozojmë, ashtu si dhe vendet ku kanë ndodhur gjëra të ngjashme, na cojnë në konkluzionin se vendosja e 10% tatim nuk do cojë në rritjen e cmimeve. Të jeni të bindur se kjo hipotezë do të vërtetohet”, theksoi Bode.
Por për opozitën me këtë vendim qeveria po bëhet palë në një skemë abuzive, duke kërkuar edhe ajo të marrë pjesën e saj, cka do të rrisë më shumë cmimet e ilaceve, duke goditur shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Për herë të parë po vendoset TVSH për ilacet. Ju s’po i ulni taksat, por po i ngrini”, tha deputeti Arben Malaj.
“Po zhvaten qytetarët shqiptarë në hall. “Po marrin edhe ne si qeveri pjesën tonë, 10%”. Kjo është logjika e këtij ligji”, shtoi më tej deputeti Brace.
Medikamentet në Shqipëri deri tani kanë qenë të përjashtuara nga skema e tatimit mbi vlerën e shtuar. Me draftin e ri, për cdo ilac të shitur në tregun vendas, vec cmimit paguhet edhe 10 për qind TVSH.
Top Channel