
Arsyeja kryesore se përse banorët e fshatrave të përmbytura në
Nënshkodër nuk evakuohen, janë bagetitë dhe kafshët e tjera shtëpiake të
cilat janë burimi kryesor i jetesës për fermerët.
Ne Dajc, Obot, Anen e Malit dhe zona te tjera ka ende presenze te larte uji dhe banesa te permbytura. Nderkohe temperaturat kane rene ndjeshem. Ujërat shkaterruan dhe rrembyen gjithe bazen ushqimore per gjene e gjalle dhe burimi vetem jane ndihmat qe dergohen ne keto zona.
Por banoret kerkojne me shume per te siguruar mbijetesen e gjese se gjalle ne kete periudhe.
Shume komuna ne te gjithe vendin, por edhe institucione dhe biznese kane kontribuar me ndihma ne baze ushqimore, koncentrate per fermeret e zonave te permbytura te cilet per te mbrojtur bagetite me te cilet sigurojne jetesen e familjeve te tyre i kane futur ato edhe ne ambientet e banesave te tyre.
Top Channel