Malmstrom-të rinjve: Presion politikës

16/12/2010 19:55

Komisionerja për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom u ka kërkuar të rinjve shqiptarë që vizituan Brukselin, që të shfrytëzojnë lëvizjen e lirë për t’i bërë presion politikanëve në vendin e tyre.

“Ju do të mësoni mbi Bashkimin Europian kështu, sesi funksionon ai dhe do t’i përcillni përshtypjet kur të ktheheni në vendin tuaj, në mënyrë që të forconi më tej demokracinë dhe të bëni presion ndaj politikanëve tuaj. Të bëni presion ndaj politikanëve e t’u kërkoni atyre që t’i bëjnë reformat sepse janë kaq të rëndësishme për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj, por dhe për procesin e anëtarësimit”, ka deklaruar Malmstrom.

Gjatë takimit, komisionerja ka folur mbi procesin 3-vjecar të vizave, për punën e madhe që beri administrata shqiptare vitin e fundit, e ndihmuar dhe nga ndonjë politikan, sic u shpreh ajo. Ky takim mbylli axhendën e Brukselit për delegacionin shqiptar, i cili vijon turin në Itali.

Top Channel