
Në kundërshtim me pikat e tjera kufitare problemet më të mëdha në ditën e parë të hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave po paraqiten në doganën e Kakavijës në kufirin me Greqinë.
Policët grekë kanë rritur kërkesat për udhëtarët shqiptarë duke kërkuar përveç parave dhe siguracionit shëndetësor, tanimë edhe garanci ligjore nga personi pritës.
Gjatë ditës së parë numri i qytetarëve shqiptarë që janë kthyer është rritur ndjeshëm krahasuar me orët e para.
Policia kufitare shqiptare dhe ajo greke kanë zhvilluar 3 takime për të saktësuar ecurinë e mëtejshme të proçesit dhe është rënë dakort që të përsoset informacioni për qytetarët , informacion që mesa duket ka qenë i pamjaftueshëm.
Madje edhe vetë autoritetet kufitare kanë demonstruar një lloj konfuzioni dhe sjellje të ndryshme në raste të ndryshme.
Top Channel