
Prokuroria e Shkodrës ka rrëzuar pretendimet e Partise Demokriatinae se zgjedhjet ne Shkoder jane manipuluar.
Por pas mbylljes se ceshtjes, e cila daton ne muajin nentor, ne emer te Opozites se Bashkuar, kryetari i PDK-së, Nard Ndoka pranoi kete rezultat te rinumerimit te votave nga prokuroria, duke hedhur akuza te forta mbi vete organin e akuzes.
“Duke manipuluar vjedhjen e votave eshte nje manipulim qe perben nje ogur shume te keq per Shqiperine”, tha Ndoka.
Duke akuzuar kryeministrin Berisha per presion ndaj prokurorise, zoti Ndoka tha se rinumerimi nga prokuroria eshte bere pa pranine e perfaqesuesit te saj ligjor, megjithese kjo procedure nuk parashikohet ne Kodin e Procedures Penale.
Ne emer te Opozites se Bashkuar, zoti Ndoka kerkoi marrjen e masave nga presidenti per drejtuesin e Prokurorise se Shkodres dhe prokuroreve te ceshtjes.
Rrezimi i pretendimit te opozites se zgjedhjet ne Shkoder jane manipuluar eshte bere nje nga ceshtjet kryesore te diskutuara nga demokratetet ne parlament. Ata kane kekruar doreheqjen e Edi Rames, te cilen sipas tyre duhet ta kishte dhene menjehere pas humbjes se zgjedhjeve. Socialistet nuk diskutuan per kete ceshtje, por nepermjet Blendi Klosit, kembegulen ne ngritjen e komisionit hetimor.
Top Channel