
Festat e fundvitit po afrojnë dhe bashkë me to vogëlushet presin dhuratat. Bashkia e Tiranës ka menduar t’u dhurojë disa të tilla.
Nga e enjtja pranë tre busteve të vëllezërve Frashëri, është vendosur një glob ku fëmijët mund të hedhin letrat me dëshirat e tyre.
“Të gjithë fëmijët që do të dëshirojnë, të vijnë për të shkruar dëshirën e tyre, për ta futur në një zarf dhe për ta varur tek pema e dëshirave për vitin e ardhshëm. Ne do t’i lexojmë një nga një dëshirat dhe do përpiqemi t’i realizojmë”, ka deklaruar Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës.
Por jo vetëm kaq, vogëlushët cdo ditë do të mund të festojnë e marrin pjesë në aktivitetet që bashkia do të zhvillojë në këtë vend deri më datë 31 dhjetor.
Top Channel