Dëbore dhe ngrica në gjithë vendin

16/12/2010 15:30

Në të gjithë vendin mëngjesin e sotëm kishte probleme me lëvizjen e mjeteve për shkak të akullit dhe dëborës.

Probleme ka patur me temperaturat shume te ulëta edhe ne zonen e Nenshkodres ku ende shume fshatra jane te permbytura. Ne lartesite e medha ne Shkoder dhe Malesine e Madhe levizja behet me veshtiresi per shkak te akullit ne rruge. E njejta situate paraqitet edhe ne Tropoje, Puke, Has dhe Kukes. Ne kete te fundit policia udhezon gjithë drejtuesit e mjeteve qe levizin ne autostrade dhe ne rruget e tjera te ecin ngadale dhe te perdorin zinxhiret ne mjetet e tyre.

Edhe ne Peshkopi dhe Bulqize ka probleme me deboren dhe akullin. Ne rrethin e Bulqizes rënia e dëborës eshte shoqëruar me temperature shume të ulta erëra të forta dhe stuhi debore, që kanë bërë që të rritet numri i komunave dhe fshatrave të veçantë të mbetur në izolim. Problem gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka patur edhe në rrugën nacionale Bulqize -Tiranë e cila levizet me zinxhire, për shkak të ngricave reshjeve te debores ku trashesia e saj eshte rreth 40 cm, sidomos në segmentin e quajtur “Pishat” në Fushë-Bulqizë, si dhe “Qafa e Buallit” ne shume pjese te rruges bllokohet.

Ndërkohë autoritetet lokale njoftojnë se edhe dy rrugët e tjera nacionale ajo dhe Ura e Çerenecit-Librazhd, janë të bllokuara, pasi trashësia e dëborës shkon deri në 60 centimetra. Ngrica ka bllokuar edhe punen ne minierat e kromit. Temperatura qe regjistrohet atje eshte minus 20 grade. Reshjet e debores qe kane rene gjate nates, kan zbardhur te gjithe Qarkun e Elbasanit, duke e cuar trashesine e debores ne qytet ne 3-4 centimetra. Akset nacionale jane te kalueshme por vetem me zinxhire. Qarkullimi behet me veshtiresi ne Qafe-Krrabe, ne aksin Elbasan-Librazhd, prane malit te Murashit ku rruga eshte e mbuluar nga akulli, ne Dragostunje. problematike mbeten komunat ne Librazhd, ku trashesia e debores ka shkuar ne 60 cm, duke bllokuar me dhjetra fshtara.

Ne juglindje ne mengjes problematike ishte levizja ne Qafe-Thane dhe Qafe-Plloce. I gjithe qarku i Korces eshte mbuluar me debore dhe ne shume rruge levizet vetem me zinxhire per shkak te akullit. Reshje debore ka patur sot edhe ne qarkun e Beratit. Qyteti eshte zbardhur dhe ne disa rruge jane shkaktuar probleme. Ne Gjirokaster gjithashtu ka rrhje debore dhe qyteti eshte zbardhur. Problematik eshte aksi Gjirokaster –Sarande, ne Qafen e Muzines, ndersa ne Vlore, ne Llogara rruga ne mengjes ishte e pakalueshme.

Top Channel