Ura e Rrogozhinës, aksident prej akullit
15/12/2010 14:25
Për shkak të akullit në rrugë rreth 15 automjete janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Urën e Rrogozhinës.
Sipas policise shkak jane bere ngricat ne rruge. Zona mbi Uren e Rrogozhines gjithmone eshte me uje dhe per shkak te temperaturave teper te uleta, mengjesin e sotem kishte akull ne asfalt. Drejtuesit e automjeteve u gjenden te papergatitur nga kjo situate duke humbur kontrollin e drejtimit.
Ne aksident u perfshine furgona, vetura dhe nje autobus i linjes Berat-Tirane. Te 15 automjetet bllokuan per disa minuta qarkullimin, derisa policia rrugore mori masat per ndryshimin e drejtimit te qarkullimit. Fatmiresisht nuk u shenuan viktima nga ky aksident, por vetem demtime ne automjetet.
Top Channel