Thaci, Berisha: Raporti i Marty i pabazë

15/12/2010 16:55

Kryeministri i vendit, Sali Berisha e ka vlerësuar si të rremë dhe të pabazë raportin e anëtarit të APKE, Dick Marty, mbi kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci.

Qëndrimin e tij Berisha e ka shprehur në një takim me drejtorin e përgjithshëm për Demokracinë dhe Cështjet Politike të KiE, Jean Louis Laurens.

“Është një raport tërësisht i pabazuar në asnjë fakt, evidencë apo realitet, cka dëshmon për një anësim politik të qartë të autorit, duke përbërë një abuzim flagrant me autoritetin e Këshillit të Europës”, ka deklaruar Berisha.

Raporti i reporterit Dick Marty, i cili i referohej burimeve pranë FBI-së, e cilësonte Thacin si kreun e një organizate mafioze që merret me tregtinë e drogës, armëve dhe organeve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA