Rinas, fluturimi i parë pa viza

15/12/2010 15:00

Që prej fillimit të ditës së sotme shtetasit shqiptret mund te udhetojne
pa viza drejt vendeve te zones shengen njesoj si qyetatare të tjerë
europianë. Pikerisht në orën 4:30 nis fluturimi i parë nga aeroporti
ndërkombetar ‘Nene Tereza’ me destinacion Tiranë- Vienë ku qytetarëve
shqiptarë nuk u nevojitet gje tjeter pervecse nje pasaporte biometrike.

Dy qytetaret e pare qe do te udhetonin pa vize, kur u paraqiten per te bere kontrollin moren dhurate nga kompania ajrore nje bilete falas per te udhetuar ne zonen Shengen ne vitin 2011.

Nderkohe qe ne piken e kontrollit, pervec paraqitjes se disa dokumenteve, duhet t’i pergjigjen edhe nje pyetësori.

Ne fakt as fluturimi dhe as dita e pare nuk ka patur shume qytetare nga ata qe guxuan te ishin te paret per te udhetuar pa viza.

Top Channel