PS: Falenderojne europianët për ndihmën

15/12/2010 16:20

Partia Socialiste ka përshëndetur sot shqiptarët për lëvizjen e tyre të
lirë dhe përshëndeti komunitetin evropian që bëri të mundur këtë proces.

Deputeti socialist Ditmir Bushati deklaroi se mirënjohja më e madhe dhe e sinqertë duhet të jetë për partnerët europianë, të cilëve u dedikohet në radhë të parë kjo fitore e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

”Falë mbështetjes dhe kontributit të tyre u bë i mundur përmirësimi dhe modernizimi i infrastrukturës të kufirit dhe zhvillimit të kapaciteteve administrative. Sot është momenti për të shprehur mirënjohjen dhe respektin më të thellë për të gjithë ata ekspertë shqiptarë e të huaj që kanë kontribuar ndër vite në jetësimin e kësaj ëndrre. Sot është gjithashtu momenti për të kujtuar ata mijëra shqiptarë që ndër vite humbën jetën në tentativën për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Europën demokratike”, tha Bushati.

Top Channel