Ngrica dhe temperatura të ulëta në gjithë vendin

15/12/2010 11:50

Temperaturat shume te ulëta kane mbuluar me akull rruget e vendit. Gjatë
natës dhe në orët e para të mengjesit situata ka qenë më e rënduar në
rruget nacionale në veri, verilindje, në juglindje por edhe disa rrugë
të tjera në jug.

Reshjet e debores te disa diteve me pare jane nderprere dhe koha e kthjellet eshte shoqeruar me renie te ndjeshme te temperaturave deri ne minus 9 grade ne disa qytete.

Probleme me boren dhe akullin ka patur edhe ne rruget qe te cojne drejt Gjirokastres dhe Sarandes, ne Llogara, ne Qafe Krrabe, ne Qafe-Thane ne akset rrugore Tirane- Peshkopi, Tirane-Kukes, dhe pothuajse ne shumicen e rrugeve rurale ne zonat veriore dhe juglindore.

Gjate paradites situate u lehtesua ndjeshem por kujdes duhet patur ne rruget ne zonat e larta. Nderkohe nga Librazhdi raportohet se prej tri ditesh disa fshatra jane totalisht te bllokuara. Problematike mbeten Komunat Orenje dhe Sterbleve. Trashesia e debores ka shkuar ne 40 centimetra. Ne komunen Lunik trashesia e debores ka shkuar ne 20 centimetra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA