
Athina zyrtare është shprehur e kënaqur me përfundimet e miratuara nga ministrat e Jashtëm të BE-së mbi procesin e integrimit të Maqedonisë.
Shefi i diplomacisë greke Dimitris Drucas ka deklaruar se përfundimi që i sugjeron Shkupit respektimin e marrëdhënieve fqinjësore është më se i drejtë.
“Ne e mbështesim integrimin e këtij vendi, por gjithmonë në përputhje me rregullat dhe detyrimet kundrejt BE-së. Dhe rregulli kryesor është respektimi i marrëdhënieve fqinjësore”, ka pohuar Drucas.
Ai ka theksuar se në këtë drejtim, kusht bazë për nisjen e bisedimeve të aderimit është zgjidhja e kontestit të emrit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së arritën në përfundimin se KiE duhet të trajtojë cështjen e integrimit të Maqedonisë gjatë presidencës hungareze.
Top Channel