Kalojnë shqiptarët e parë pa viza

15/12/2010 12:00

Sapo ora ka shënuar 24:00, në orën lokale të Greqisë, në doganat e jugut
të vendit, në Kapshticë dhe Kakavijë janë paraqitur personat e parë pa
viza, të cilët kanë kaluar kufirin.(UPDATE)

Ajo që  u vu re në terren ishte fluksi shume i ulet i personave qe kerkuan te shkojne ne Greqi me hyrjen ne fuqi te liberalizimit te vizave.

72-vjecarja Sheqere Manushi nga Elbasani ishte personi pare qe kaloi kufirin pa vize per t’u pasuar me pas edhe nga te tjere.

Autoritetet doganore në Kapshtice kanë organizuar edhe një feste te vogel ku te ftuar ishin te gjithe ata qe po kalonin kufirin pa viza, festa eshte shoqeruar edhe me flamurin kombetar. Mesohet se prej ores se hyrjes ne fuqi te heqjes se vizave afatshkurtra deri ne oren 6:00 te mengjesit te sotem ne kete pike doganore kane kaluat 110 persona pa viza.

Nderkohe jane marre masat per perballimin e rritjes se fluksit te personave qe deshirojne te udhetojne duke patur parasysh edhe sezonin e festave. Edhe ne Kakavije ka qene shume i ulet numri personave qe kaluan kufirin pa viza. Te paret kaluan vetem ne oren 4:00 te mengjesit me autobuzat e linjes.

Aty ndodheshin vetem tre persona, dy prej te cileve ishin nje cift nga Lezha.

Ne minutat e para te hyrjes ne fuqi te liberalizimit te vizave afatshkurtra autoritetet greke kthyen pas nje 63-vjecar nga shkodra. I kthyeri quhet Nikolla Rama dhe sipas autoriteteve greke kthimi eshte bere per oparregullesi ne adresen e destinacionit dhe mungesen e sigurimit te jetes.

Ne doganen e Tre Urave ne permet, personi pare qe kaloi kufirin ishte nje 50-vjecar nga qyteti Permetit. Kalimi tij u be vetem ne oren 7 te mengjesit te sotem. Ne procedurat e para ne doganat greke personave pa viza u eshte kerkuar garanci nga personi prites dhe te dhenat e sakta ose nje pronotim hoteli, nje siguracion jete per kohen e qendrimit ne greqi dhe 50 euro per cdo dite qendrimi.

Mbremjen e djeshme ne portin e Durresit jane nisur edhe personat e pare qe duan te shkojne ne Itali pa viza.

Ne portin e Vlores tragetet e para u nisen paraditen e sotme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB