Jepet cmimi për gazetarinë ekonomike

15/12/2010 21:00

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizoi për të dytin vit radhazi konkursin për çmimin “Vangjush Gambeta”, për raportin më të mirë ekonomik në media.

Në ceremoninë e rastit, presidenti i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa nënvizoi garën e fortë dhe seriozitetin me të cilin u paraqitën konkurrentët në këtë konkurs, që tashmë po ndërton traditën e tij në Shqipëri.

Presidenti rajonal i kompanisë që sponsorizon këtë cmim tha në fjalën e tij se, në vizionin e përgjegjshëm të biznesit që ai drejton, një media që i shërben publikut është një investim shumë i mirë social.

Këtë vit çmimin “Vangjush Gambeta” për raportin më të mirë ekonomik të vitit 2010 e morën Klodian Tomorri në zhanrin televiziv, Ervin Qafmolla për shtypin e shkruar dhe Amarildo Topi në produksion radio.

Çmimet e karrierës iu dhanë Briseida Memës, gazetare e shquar pranë agjencisë “AFP”, dhe gazetarit Arben Andoni. Çmimi “Vangjush Gambeta” u dha për herë të parë vitin e kaluar.

Top Channel