I ftohti në Kukës, shqetësim për familjet e pastreha

15/12/2010 13:15

Ulja e menjëhershme e temperaturave në -9 gradë ka sjellë shumë
vështiresi për rreth 200 familje të pastreha të qytetit të Kukësit.

Nje prej tyre eshte familja e Barije Kaculit e cila detyrohet t’i kaloje nën acarin e ngricave ditet dimërore. Kjo familje qe perbehet prej 7 anëtaresh banon në një dhome prej 15 meter katrore ku çatia eshte teresisht e demtuar.

Per te perballuar te ftohtin nëna detyrohet te qendrojë zgjuar gjate nates per te mbajtur zjarrin ndezur si dhe per te mbuluar femijet. Barija tregon se ka kerkuar ndihme dhe strehim por nuk ka marre pergjigjie. Prej 13 vitesh bashkeshorti i saj vuan nje denim me burgim ndersa ajo vete perpiqet te rrise e vetme femijet.

600 jane kerkesat ne bashkine e Kukesit per strehim, ndersa 200 nga keto familje jane edhe me te ardhura minimale ose shume te varfra. Nderkohe qe organet e pushtetit e kane te pamundur te plotesojne kerkesat.

Top Channel