Bie zhdoganimi i cigareve

15/12/2010 15:05

Përpjekjet e qeverisë për të mbledhur më shumë të ardhura në buxhet
përmes rritjes së herëpashershme të akcizave, duket se po japin efektin e
kundërt, të paktën tek cigaret.

Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë se zhdoganimet e cigareve janë më të ulëta, jo vetëm sa vitin e kaluar, por edhe krahasuar me pese vjet me pare.

Për 10 mujorin e këtij viti, doganat zhdoganuan 3 mijë e 56 tonë cigare, 6.25 për qind më pak se vjet. Krahasuar me vitin 2006 rënia e zhdoganimeve është edhe më e madhe rreth 15.7 për qind.

Kjo në një kohë kur të gjitha shifrat zyrtare dhe studimet e Ministrise se Shendetesise me OBSH konfirmojnë se numri i duhanpirësve në vend vazhdon të mbetet në të njëtat nivele si ai i 5 viteve më pare.  

Në kushte kur në Shqipëri nuk ka prodhim vendas të fabrikuar duhani, rënia e zhdoganimeve të cigareve ka vetem nje shpjegim, ate te kontrabandes. Madje rritja e vazhdueshme e akcizave, qe ne kater vitet e fundit ka qene sporti me i preferuar i qeverise, ne rastin e cigareve jo vetem qe nuk po sjell me shume te ardhura ne buxhet, por perkundrazi po nxit evazionin, pasi tregtaret u shmangen taksave te larta.

Edhe vete qeveria duket e dorezuar perballe ketij fenomeni. Sipas shifrave zyrtare te Ministrise se Financave, ne Shqiperi konsumohen 200 milione paketa ne vit. Por ne paketen fiskale te vitit 2011 ku miratoi rritjen e radhes 20 leke per pakete te akcizes se cigareve, qeveria perllogariti si te ardhura ne buxhet vetem 2.8 miliarde leke dhe jo 4 miliarde sa duhet te ishte shifra, ceshtje e cila madje u shnderrua dhe ne nje objekt debatesh te forta  mes qeverise dhe opozites ne kuvend.

Administrata po e humbet luften me kontrabanden e cigareve, e cila i sjell dem buxhetit miliarda leke cdo vit.        

Top Channel