Reagimet nga subjektet politike që ishin pjesë e garës zgjedhorë në Kosovë kanë vazhduar edhe gjatë ditë së hënë.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të AAK-së, Blerim Kuqi tha se rastet e Drenasit dhe të Skënderajt janë vetëm sa për shpërqendruar vëmendjen dhe se manipulime të votave ka patur edhe në shumë komuna të tjera.

Pavarësisht ankesave dhe akuzave të ngritura përmes mediave, në Komisioni për Ankesa, që është organi që do të vendosë nëse në një qendër votimi është vepruar sipas ligjit, deri në orën 15:00 të së hënës asnjë parti nuk është ankuar për çështjen e Drenasit dhe të Skënderajt.

“Ne nuk këmi marrë asnjë ankesë. Nuk ka nisur proceduar. Ne mendimet tona i japim vetëm përmes vendimeve”, deklaroi për Top Channel kreu i Panelit të Ankesave, Shukri Sylejmani.

Por Sylejmani tha se në Panel janë paraqitur 51 ankesa që kanë të bëjnë kryesisht me raste të ndryshme, por jo Drenasi dhe Skënderaj.

Top Channel