Kosova mund të hyjë në një krizë qeveritare menjëherë pas zgjedhjeve, nëse partitë politike u qendrojnë deklaratave të tyre, të bëra gjatë fushatës.

Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri”, e cila i referohet faktit se partitë kryesore si LDK, AAK dhe Vetëvendosje refuzojnë të qeverisin me PDK-në, që nga rezultatet paraprake rezulton fituese.

Sipas gazetës, partia e kryeministrit Hashim Thaci shpreson të gjejë një aleat tek partitë e vogla dhe tek partitë e pakicave për të formuar qeverinë.

Deri tani vetëm AKR-ja e Behxhet Pacollit nuk ka vendosur një vijë të kuqe për ndonjë subjekt politik, ndërkohë që LDK dhe AAK e kanë vendosur atë për PDK-në dhe nuk kanë ndërmend ta kalojnë.

Top Channel