
Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë teknikisht sot kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve ka bërë me dije se “nuk është Komisioni i Ligjeve që bën oferta apo harton kërkesa, por vetëm i shikon ato nga ana juridike”.
Administrata e Kuvendit ka ngarkuar Komisionin e Ligjeve për të marrë në shqyrtim këtë kërkesë shumë të debatueshme të Partisë Socialiste dhe detajet e saj priten të zbardhen në mbledhjen e sotme në kryesinë e Kuvendit. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali ka bërë me dije një javë më parë për deputetët dhe anëtarët e komisionit që ai drejton se “të martën ( 14 dhjetor) do të përfshihet në kalendarin ditor kërkesë e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor”. Ka gjasa që situata që për më shumë se një vit e gjysmë nuk gjeti një zgjidhje të marrë tashmë një tjetër dimension të ri politik. Formula e modaliteteve për ngritjen e komisionit do të përcaktohet ditën e sotme, një ditë përpara heqjes zyrtare të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve Shengen.
Top Channel